Përfundon misioni EURALIUS, Sequi: Arritjet e qëndrueshme në drejtësi, hap përpara drejt BE

s1TIRANE – Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Ettore Sequi thekson rëndësinë e konsolidimit të shtetit të së drejtës, në mënyrë që Shqipëria të përparojë në drejtim të integrimit evropian.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e organizuar në kuadër të mbylljes së misionit EURALIUS në vendin tonë, ambasadori Sequi theksoi se ka ardhur koha që “Shqipëria të ketë arritje të qëndrueshme në drejtësi, me qëllim që t’i bashkohet BE-së”.

“Drejtësia i jep kuptim demokracisë. Në këtë mënyrë shteti i së drejtës i shtron rrugën Shqipërisë drejt BE-së. Askush të mos jetë sipër ligjit. BE e ka parasysh vështirësinë e këtij biznesi. BE e ka provuar tashmë që ka dhënë një asistencë serioze ndaj jush. Pritshmëria jonë ndaj Shqipërisë për të garantuar eficencën e sistemit të drejtësisë është realist”- u shpreh ambasadori Sequi.

Ambasadori i BE-së falënderoi ekipin e EURALIUS për përpjekjet e tyre për të konsoliduar shtetin e së drejtës në Shqipëri.

LIGJI PËR GJYKATËN E LARTË, JO PAZAR KUSHTESH
Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi gjatë fjalës së tij vlerësoi ndihmën e dhënë nga misioni EURALIS 3 për konsolidimin e shtetit të së drejtës.

“EURALIS 3 ishte një mision i ndihmës së vlefshme, që asistoi një sër institucionesh. Ajo c’ka mbetet pas janë gjurmët e punës së realizuar. Flasin vetë reformat, publiku e aktorët e sistemit të drejtësisë. Shpreh mirënjohjen e Ministrisë së Drejtësisë dhe qeverisë për këta anëtarë të shkëlqyer të një misioni të shkëlqyer në ndihmë të konsolidimit të shtetit të së drejtës”, tha ai.

Sipas ministrit, me ndihmën e EURALIS u bë e mundur heqja e imunitetit të gjyqtarëve dhe një sërë reformash të tjera.

Ai shtoi se EURALIS ka dhënë kontribut edhe për hartimin e ligjit të gjykatës së Lartë, një nga kushtet e BE për marrjen e statusit, ndërsa akuzoi opozitën për mosvotimin e këtij ligji.

“Ata punuan që 12 rekomandimet e BE gjatë vitit të kaluar të plotësoheshin dhe të ngeleshin vetëm 3 ligjet që të merrnim statusin kandidat. Ligji për Gjykatën e Lartë mban firmën e EURALIS 3, jo më kot BE kërkoi që ligji për Gjykatën e Lartë të ishte kusht për integrimin, ata që vendosin kushte për miratimin e tij bëjnë një gabim të madh dhe japin mesazhe të gabuara. Gjykata e Lartë nuk mund të jetë pazar kushtesh”, tha Halimi. 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s