Mourinho vendos: Casillas, portieri rezervë

casillas-mouIker Casillas është kthyer nga dëmtimi që pësoi në fund të janarit dhe pritej që të zinte vendin e tij në portë për fazën finale të sezonit, aty ku Real Madrid do të luajë finalen e Kupës së Mbretit dhe do të tentojë fitoren e Ligës së Kampioneve. 

Por, kapiteni i skuadrës do t’i shohë ndeshjet më të rëndësishme nga stoli i rezervave pasi Jose Mourinho ka vendosur që Diego Lopez do të vazhdojë të ruajë vendin në formacion pas paraqitjeve të mira të tij.

Trajneri i Real Madrid tha pas ndeshjes që skuadra madrilene barazoi ndaj Real Zaragoza me rezultatin 1-1 ditën e shtunë se portieri i blerë në janar nga Sevilla do të vazhdojë të ruajë portën e ekipit.

“Edhe një herë tjetër Diego Lopez luajti shumë mirë. Nëse vazhdon kështu, është shumë vështirë që të humbë vendin në formacion”, deklaroi portugezi, i cili nuk e grumbulloi me Zaragozën dhe nuk do e grumbullojë as kundër Gallatasarajit portierin Casillas.

Iker është i pakënaqur nga kjo situatë, por për momentin nuk e ka shfaqur këtë gjë në media. Mbase është në pritje të gabimeve të Diego Lopez.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s