Kanionet e Osumit, vepër arti e natyrës, ‘pushtohen’ nga të huaj dhe vendas

67627_1SKRAPAR- Të cilësuara nga ekspertët e huaj si ‘Koloradot e Europës’, kanionet e Osumit janë një bukuri që nuk duhet lënë pa vizituar dhe përfshirë në axhendat e cdo shqiptari. Në këto kanione që shtrihen në rreth 13 kilometra dhe që ndodhen në rrethin e Skraparit ushtrohet një sport i certifikuar dhe i sigurt, Rafting.

Kjo vepër arti e natyrës ofron shumë, aq sa nuk duhet lënë pa u humbur në radhë të parë nga shqiptarët. Agjencia Kombëtare e Turizmit në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Rafting organizoi një tur për të promovuar këto vlera të rralla dhe njohur sa më shumë vendin tonë. Nën moton “Nise udhëtimin tënd nga Shqipëria jote” drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Turizmit, Brikena Arapaj ishte vetë në krye të këtij turi për në kanionet e Osumit.

“Ne ftojmë cdo grup turistësh, cdo turist të huaj apo vendas që të vinë dhe të prekin nga afër ashtu sikurse dhe ne kanionet Osumit. Duam të japim një mesazh për të tërë ata që do vijnë të organizuar në këto kanione, që tgë bëjnë guida të sigurta, guida të certifikuara. Është mjaft e rëndësishme që aventura të jetë aventurë, që adrenalina të jetë adrenalinë, por siguria të jetë siguri”, theksoi drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Turizmit, Brikena Arapaj.

Rafting në Osum mund të jetë turistik, por edhe ekstrem, por ky është një sport që kërkon thjesht forcë fizike. Paralelisht kërkon edhe një fuqi mendore. Udhëtimet Rafting përgjatë lumit Osum, zgjasin mes 3 deri në 4 orë dhe territori gjeografik i rrëmbyeshëm ofron mundësinë e përdorimit të lopatës dhe fuqinë e rrënimit. Në secilën prej gomoneve lejohet te qëndrojnë deri ne 7 persona ku mes tyre është edhe një instruktor i certifikuar. Puna ne grup është mjaft domethënëse dhe shume impeniative për të qenë të suksesshëm në arritjen e adrenalinës maksimale. Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, vlerëson se kanioni me këtë pamje mahnitëse meriton promovimin e duhur dhe vëmendjen e shqiptarëve.

“Jemi në prag të një sezoni turistik, jo vetëm pranë sezonit detar, por edhe këtyre mrekullive të natyrës. Jemi në kanionet e Osumit të cilat janë 3 milionë vjeçare, përbëhen nga 8 ujëvara, janë 150 metra të larta dhe padyshim janë të paprekura, janë një vepër arti e natyrës, dhe janë quajtur me të drejtë ‘Koloradot e Evropës’. Një iniciativë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit në bashkëpunim me federatën Kombëtare të Raftin ne kemi nisur një nismë nën moton “Nise udhëtimin tënd nga Shqipëria jote’, për të mos harruar kurrë se Shqipëria duhet të fillohet të promovohet dhe duhet nga ne dhe pastaj të duhet nga të tjerët”, u shpreh drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Turizmit, Brikena Arapaj.

Nga viti në vit ky sport njeh rritje të vizitorëve dhe sportistëve që provojnë rrjedhën e lumit Osum, ndërsa periudha që sugjerohet për të vozitur në lumin Osum është muaji Shkurt-Qershor. Federata Shqiptare të Rafting drejtohet nga Zamo Spathara. Ai pas një eksperience të gjatë jashtë Shqipërisë vendosi të ngrejë një skuadër profesionistësh për të ushtruar këtë sport në vendlindjen e tij.

“Është një panoramë e jashtëzakonshme, por eshtë dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme për ne, sepse në kanion në cdo sekond ti nuk duhet të humbësh vëmendjen, duhet të qëndrosh strikt në komandat që ne japin. Rafting nuk është sport ekstrem. Guidat duhen të jenë të specializuara dhe të licencuara nga shteti që të bëjnë këtë lloj aktivitet”, sqaroi nga Zamo Spathara, drejtues i Federatës Shqiptare të Rafting.

Por, përfaqësuesja e Federatës Shqiptare të Raftin Blerina Ago deklaron se promovimi po i bëhet Rafting turistik dhe jo atij ekstrem.

“Ajo cka ne promovojmë, është Rafting turizëm, jo raftin ekstrem. Do të thotë se ky është një sport për të gjithë që gëzojnë gjendje të mirë shëndetësore”, tha Bleria.

Pas Raftin sigurisht që nuk mund te lihet pa vizituar Berati si qytet me vlera të mëdha historike dhe kulturore dhe vecanërisht kalaja, ndër më të vjetrat në Shqipëri.

“Kjo vjen si vijim i turit tonë, për të promovuar vlerat e qyteti 2400 vjecar të Beratit dhe në kuadër të saj ne ndodhemi këtu. Ne jemi këtu për të dhënë një mesazh mjaft të qartë. Shqipëria është një vend turistik gjatë gjithë vitit”, theksoi drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Turizmit, Brikena Arapaj.

About these ads

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s